TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Shkurt 2024, 10:37

Mungesa e ilaçeve, Alimehmeti: Pacientët detyrohen t’i gjejnë kontrabandë

Shkruar nga Pamfleti

Mungesa e ilaçeve, Alimehmeti: Pacientët detyrohen t’i

Mjeku Ilir Alimehmeti ka folur për buxhetin e sektorit të shëndetësisë, duke thënë se është më i ulëti ndër vendet e BE-së.

Po ashtu ai ka treguar se përfaqësitë e kompanive më të mëdha ndërkombëtare janë larguar nga Shqipëria, ku në vitin 2014 kishim 13 përfaqësi dhe tani kanë mbetur vetëm 3.  

“Fondi që kemi ne për buxhetin e 2024 për shëndetësinë është më i ulëti në Europë. Kjo do të thotë që edhe fuqia blerëse që ka një popull i vogël si ne, do të thotë që nuk është tregu më i mirë i mundshëm për një kompani dhe nuk kemi një situatë ku qeveria shqiptare të ketë luksin të largojë si në 2014, përfaqësi të mëdha ndërkombëtare të kompanive më të mëdha që ekzistojnë në botë sepse shumë prej tyre janë larguar, ku në atë kohë kishim 13 përfaqësi dhe tani kanë mbetur vetëm 3, pra vjen si rrjedhojë e sjelljes ndaj qeverisjes ky element.

Një çështje e fundit ka të bëjë edhe me pjesën që ne në Shqipëri nuk e dimë sa njerëz ka, sa është nevojë, sa janë të sëmurët, për sa duhet të bëhesh gati.

Ju e patë për censusin që ne nuk marrim dot përgjigjen se sa njerëz janë jo më se sa të sëmurë kemi”, tha mjeku.

Alimehmeti ka folur edhe për mungesën e medikamenteve kryesore për kurimin e sëmundjeve.

“Barna që mungojnë në treg tani apo që kanë munguar më parë, janë shumë, nuk është se është një i vetëm.

Nuk është një sëmundje, ju përmendët 2 emra mjekimesh, por ka shumë më tepër se kaq mungesa, ka edhe në fusha të tjera si për shembull kush ka pasur nevojë për antibiotikë kohët e fundit meqë kaloi sezoni i gripit, do ta ketë të qartë që shumë prej tyre kanë munguar ose nuk janë cilësore dhe si rrjedhojë detyrohen të pyesin farmacistin dhe gjejnë zgjidhje alternative”, ka thënë Alimehmeti për Syri Tv.

ilir alimehmeti ilace shendetesi

Lini një Përgjigje