TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Shkurt 2024, 09:16

Eksperti mjeko-ligjor: Dikush po mbulon vrasësin e vërtetë të Pëllumb Metës

Shkruar nga Pamfleti
Eksperti mjeko-ligjor: Dikush po mbulon vrasësin e vërtetë
Pëllumb Meta, Hygerta Meta dhe Hysen Meta

Vrasja e Pëllumb Metës në Durrës u zbulua rreth 13 ditë më vonë, gjë që e vështirëson edhe ekspertizën nga ana e policisë apo mjekësisë ligjore.

Por fakti që prova më e fortë e vrasjes, pikërisht trupi i të ndjerit, u gjet në oborrin e shtëpisë i dha policisë mundësinë që të rindërtojë rrjedhën e ngjarjes së rëndë. Gjatë këtyre ditëve edhe dëshmitë e fëmijëve kanë qenë të ndryshme dhe kontradiktore.

Sabri Hoxha ekspert mjeko-ligjor tha se zbardhja e ngjarjes nuk është e vështirë pasi prova kryesore është vetë kufoma.

Sipas tij, ngjarja ka ende një mister të pazgjidhur dhe dikush ka marrë përsipër vrasje për të fshehur varësin e vërtetë.

“Nuk jam pjesë e hetimit dhe nuk i kam të dhënat. Është një ngjarje shumë  e rëndë të vrasësh babanë. Ka një mister, dyshoj se dikush e ka marrë përsipër vrasjen për të mbuluar dikë tjetër, por kjo është pjesë e hetimit”, tha eksperti.

Tre fëmijët që vranë babanë, Pëllumb Metën në Shënavlash të Durrësit u lanë në burg nga Gjykata e Durrësit. Djali i madh, 25-vjeçari Hysen Meta, që  akuzohet si ekzekutor ka ndryshuar dëshminë në gjykatë, duke pretenduar se të atin e ka vrarë, e motra Hygerta. 19-vjeçarja ka mbështetur dëshminë e të vëllait, duke thënë se ka qëlluar të atin me pistolete. 

"Nga frika mendova t’ia lija vëllait. Por ai s’ka qenë prezent kohët e fundit në familje, 15 ditë kishte që ishte kthyer nga jashtë, ndërsa debatet me babanë kishin nisur në dhjetor për fejesen. Nga refuzimi që i bëra unë për fejesën ai tentoi të më vriste, mua dhe mamanë. Tentoi të na vriste tek bombola e gazit, preu tubat dhe refuzoi ta rregullonte bombolën e gazit ku gatuanim”., Hygerta Meta.

 

pellumb meta

Lini një Përgjigje