TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Janar 2025, 22:52

Moti i keq në vend, pezullohet përkohësisht mësimin në 77 shkolla të vendit! (Lista)

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq në vend, pezullohet përkohësisht mësimin në

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka informuar se për shkak të situatës së rënduar nga moti i keq, rekomandimeve te autoriteteve përgjegjëse për emergjencat civile, si dhe raportimet nga zyrat vendore arsimore, nesër, më datë 13 janar 2025, pezullohet përkohësisht procesi mësimor në 77 shkolla qendër dhe shkollat e tyre vartëse.

Problematike paraqitet situata në disa shkolla në zonat e Bulqizës, Matit, Dibrës, Krujës, Hasit, Kukësit, Mirditës, Kurbinit, Pukës, etj.

Procesi mësimor në këto shkolla pezullohet deri në një njoftim të dytë dhe do zëvendësohet në javët në vijim. Ky vendim është marrë për të garantuar sigurinë e nxënësve, mësuesve dhe personelit arsimor në zonat më të prekura nga moti i keq.

Ministria e Arsimit dhe Sportit është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendore dhe shtabet e emergjencave civile për të monitoruar situatën dhe për të marrë masa të mëtejshme, nëse do të vlerësohet e nevojshme. Mbetemi maksimalisht të angazhuar për të garantuar sigurinë e nxënësve, mësuesve dhe personelit arsimor dhe për çdo ndryshim të situatës, do informojmë publikun. Ftojmë të gjithë prindërit dhe nxënësit të ndjekin njoftimet dhe udhëzimet e mëtejshme dhe të mbajnë kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e shkollave për informacion të nevojshëm”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Lista e shkollave ku pezullohet përkohësisht mësimi deri në një njoftim të dytë:

Shkolla “Abdyrrahman Përmeti” Mat

Shkolla 26 Korriku Bruç,Urakë,Rremull,Rukaj, Mat

Shkolla “Rexhep Kërtuka” Mat

SHMB Zall- Dardhë, Dibër

Shkolla 9-vjeçare “Hasan Leka” Shumbat, Dibër

Shkolla 9-vjeçare “Ibrahim Gjorgji” Radomire, Dibër

Shkolla 9- vjeçare Selishte,Dibër

Shkolla 9-vjeçare “Fiqiri Cani” Lishan i Poshtem,Dibër

SHMB” Ajet Ndreu” Sllove, Dibër

Shkolla “Arberia”, Bulqizë

Shkolla “Rifat Manjani”, Bulqizë

Shkolla “Shefqet Tançi”, Bulqizë

Shkolla “Xhevdet Doda”, Bulqizë

Shkolla “Asllan Keta”, Bulqizë

Shkolla Demokracia, Bulqizë

Shkolla “Ismail Jangulli”, Bulqizë

Shkolla “Jashar Kola”, Bulqizë

Shkolla “Ibrahim Daçi”, Bulqizë

Shkolla “Man Jella”, Bulqizë

Shkolla Gjorice e Siperme, Bulqizë

Shkolla “Faslli Cami”, Bulqizë

Shkolla “Elez Koçi”, Bulqizë

Shkolla “Shaban Elmaz Ostreni”, Bulqizë

Shkolla “10 Deshmoret”, Bulqizë

Shkolla “Jani Fullani”, Bulqizë

Shkolla e Bashkuar Shishtave Kukës

Shkolla 9 vjeçare Kalimash,Kukës

Shkolla 9-vjeçare Mamëz, Kukës

Shkolla 9 vjeçare Orogjost, Kukës

Shkolla 9-vjeçare Cinamakë, Kukës

Shkolla Shën Mëri Kukës

Shkolla e bashkuar Zapod, Kukës

Shkolla 9-vjeçare Malqene,Ujmisht, Kukës

Shkolla e Bashkuar Bushtrice, Kukës

Shkolla 9-vjeçare Helshan,Has

Shkolla 9-vjeçare Letaj Has

Shkolla 9-vjeçare Metaliaj Has

Shkolla 9-vjeçare Fajza Has

Shkolla Metaliaj, Has

Shkolla e mesme e bashkuar Golaj Has

Shkolla Sejdi Dida, Has

Shkolla 9-vjeçare Vlahen Has

Shkolla 9-vjeçare Nikoliq Has

Shkolla 9-vjeçare Tregtan Has

69-Shkolla e mesme Skenderbeu, Has

Shkolla e bashkuar “Mark Jaku” Pukë

Shkolla e Bashkuar “Nikoll Lleshi” Gjegjan, Pukë

Shkolla Iballë, Pukë

Shkolla Perlat Qender, Mirditë

Shkolla 9- Vjeçare ” Mark Trokthi”, Kurbin

Shkolla 9- Vjeçare ” Gjin Pjetri”, Kurbin

Shkolla 9- Vjeçare Nr.3,Kurbin

Shkolla 9- Vjeçare “Gjoke Elezi”, Kurbin

Shkolla 9- Vjeçare, “Gjon Gjonaj”, Kurbin

Shkolla 9- Vjeçare “Migjeni”, Kurbin

Shkolla 9- Vjeçare “Besnik Syla”, Kurbin

Shkolla 9- Vjeçare “Demokracia” , Kurbin

Shkolla 9- Vjeçare “Ismail Dema”, Kurbin

Shkolla 9- Vjeçare “Dan Bajrami”, Kurbin

Shkolla 9- Vjeçare “Fran Pal Piroli”, Kurbin

Shkolla 9- Vjeçare Milot, Kurbin

Shkolla 9- Vjeçare “28 Nentori”, Kurbin

Shkolla 9- Vjeçare “Cub Çapani”, Kurbin

Shkolla 9- Vjeçare Shullaz, Kurbin

Shkolla 9- Vjeçare Skuraj, Kurbin

Shkolla 9- Vjeçare “Nike Tom Prela”, Kurbin

Shkolla 9- Vjeçare Adriatik, Kurbin

Shkolla 9- Vjeçare “Nikoll Miri”, Kurbin

Gjimnazi “At Shtjefen Gjeçovi” Kurbin

Gjimnazi “Arif Halil Sulaj” Mamuras,

Gjimnazi “At Shtjefen Kurti” Gorre,

Gjimnazi Milot

Shkolla “Hamdi Mansaku” Tiranë

Shkolla “Bahri Nela” Tiranë

Shkolla “Zenel Bastari” Tiranë

Shkolla “Vilëz” Tiranë

Shkolla ShMB Shëngjergj Tiranë

Lini një Përgjigje