
Moti i keq vijon të shkaktojë problem në vendin tonë. Pak minuta më parë është njoftuar se është bllokuar tuneli i Krrabës, nga Tirana për në Elbasan.
Shkak është bërë bora e dendur dhe prezenca e akullit në rrugë. Aktualisht mësohet se makinat nuk lëvizin për shkak të situatës problematike që është krijuar.
Kujtojmë se moti i keq ka shkaktuar probleme në të gjithë territorin e vendit nga veriu në jug. Bllokime rrugësh, mungesë e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm, janë disa nga problematikat e hasura në disa zona të vendit në 24 orët e fundit.
Në Kukës dhe Kurbin është anuluar mësimi në disa shkolla për ditën e nesërme si shkak i motit dhe mungesë së energjisë elektrike.
Lini një Përgjigje