TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Janar 2024, 20:24

Moti i keq në vend/ ARRSH: Ulet intensiteti i reshjeve, rihapet aksi Bogë-Theth

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq në vend/ ARRSH: Ulet intensiteti i reshjeve, rihapet aksi

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se në aksin Bogë-Theth intensiteti i reshjeve të dëborës ka rënë, por borëpastrueset po vijojnë punën për pastrimin e rrugës.

ARRSH njofton gjithashtu se rruga është e hapur për qarkullimin e mjeteve.

Sakaq, ARRSH këshillon drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Në Bogë-Theth intensiteti i reshjeve ka rënë por mjetet borëpastruese po punojnë pa ndërprerje për pastrimin e dëborës zgjerimin e pjesës kaluese dhe shpërndarjen e kripës për evitimin e ngricave. Rruga është e hapur për qarkullimin e mjeteve.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, shprehet ARRSH.

moti i keq në vend bogë thethë rihapet qarkullimi

Lini një Përgjigje