TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Gusht 2025, 22:22

Moti i keq, banorët e Linzës prej 9 orësh pa energji elektrike: Sa herë që ka stuhi ne mbetemi pa drita e pa ujë!

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq, banorët e Linzës prej 9 orësh pa energji elektrike:

Stuhia që përfshiu sot vendin tonë ka shkaktuar dëme të shumta në disa zona të Shqipërisë.

Përveç përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, shumë banorë janë përballur edhe me mungesë të energjisë elektrike dhe furnizimit me ujë.

Në Durrës dhe në disa pjesë të Tiranës janë raportuar ndërprerje të energjisë, ndërsa banorët e zonës së Linzës shprehen se kanë qëndruar prej më shumë se 9 orësh pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm.

“Sa herë që ka stuhi dhe shi, ne banorët e zonës Linzë që jemi vetëm 15 minuta larg qendrës së Tiranës mbetemi pa energji elektrike. Rrjedhimisht jemi edhe pa ujë. Na ka ndodhur të mbesim edhe 2 apo tre ditë pa energji elektrike dhe ujë, dhe kemi frikë se një rast i tillë mund përsëritet”, janë shprehur ata për BW.

Ndërkohë OSHEE ka reaguar duke bërë me dije se kjo ka ardhur si pasojë e djegies së transformatorit në nënstacionin HEC Lanabregas.

 

Lini një Përgjigje