
Rebeshet e shiut dhe stuhia kanë lënë pasoja në qytetin e Vlorës, teksa janë dëmtuar disa rrugë.
Një gropë e madhe është hapur në asfalt pranë tunelit të Ujit të Ftohtë, në vendin e quajtur “Gjurma”, në aksin Vlorë-Radhimë.
Nga pamjet e siguruara nga mediat, mësohet se gropa ka përmasa të mëdha, sa për të fundosur edhe mjetet brenda, teksa një prej makinave dallohet se për pak sa nuk ka rënë brenda.
Po kështu në lagjen “10 Korriku” ka prezencë dheu dhe balte, teksa shërbimet e bashkisë janë në terren për të riparuar dëmet e shkaktuara me mjete.
Lini një Përgjigje