TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Dhjetor 2025, 11:05

Çmenduri në Unazën lindore në Tiranë, pajisja inteligjente kap shoferin më 244 km në orë

Shkruar nga Pamfleti

Çmenduri në Unazën lindore në Tiranë, pajisja

Policia Rrugore vijon monitorimin e akseve në kryeqytet dhe në qarqe për të rritur sigurinë në rrugë për qytetarët.

Gjatë një prej monitorimeve në Unazën Lindore me mjete inteligjente për matjen e shpejtësisë, policia ka regjistruar shpejtësi deri në 244 km/h, teksa tërheq vëmendjen për respektimin e rregullave të qarkullimit.  

“STOP SHPEJTËSISË! Shpejtësia vret jetën! Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë, dhe Sektorët e Policisë Rrugore në qarqe vijojnë monitorimin e akseve rrugore me mjete inteligjente shpejtësimatëse. 

Në unazën lindore , ku kufiri i lejuar është 80 km/h, Poliscani ka regjistruar  shpejtësi që variojnë deri në 244 km/h. Një rrezik ekstrem për jetën e drejtuesit të automjetit dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Respektoni rregullat e qarkullimit, për të rritur sigurinë e jetës në rrugë!”, deklaron Policia e Shtetit.

Çmenduri në unazën lindore në tiranë shoferin më 244 km në orë

Lini një Përgjigje