
Besimtarët katolikë në të gjithë botën kremtojnë nesër Pashkët. Kjo konsiderohet e shtuna e madhe për katoliket të cilët nesër festojnë Pashkët dhe në katedralen “Shën Pali” në Tiranë po mbahet mesha e shenjtë. Të shumtë janë besimtarët katolikë, të cilët kanë marrë pjesë në meshë dhe kremtojnë ringjalljen e Jezusit.
E diela e nesërme për të gjithë besimtarët katolikë është dita e Ringjalljes së Krishtit. Pashkët janë kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike Romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit.
Në mesazhin e tij Imzot Arjan Dodaj e vuri theksin te inteligjenca artificiale. Ai tha se teknologjia duhet vënë në shërbim të njerëzve dhe jop ta zëvëndësojë atë duke krijuar tekno-njeriun. Kurse kardinali Ernest Troshani dhe Monsinjor Angelo shpërndanë mesazhe paqeje e harmonie. Ndërsa Dom Frano ne Lezhe dhe At Davidi ne Kruje përcollën mesazhet për harmoni ne familje.
Arqipeshkevi i Shkodrës, Imzot Angelo Massafra, teksa foli për luftërat në Ukrainë e Rripin e Gazës, tha se në ditët e sotme priremi që gjithçka ta shohim zi, ndërsa në mesazhin per besimtaret theksoi se duhet ta lexojmë të tashmen me sytë e fesë.
Lini një Përgjigje