TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Mars 2024, 21:37

Shpronësimet nga shteti, juristja: Prona me vlerë 1 mln euro, i japin për 4 milionë lekë

Shkruar nga Pamfleti

Shpronësimet nga shteti, juristja: Prona me vlerë 1 mln euro, i japin

Juristja Brikena Kasmi ka analizuar ndryshimet në ligjin për Zonat e Mbrojtura duke u ndalur veçanërisht tek shpronësimet që bëhen nga shteti.

Ajo tha se pronarëve të cilëve u merret prona për investime strategjike, ose publike, u vlerësohet 20 herë më pak se vlera në treg. Ajo tha se një pronë që kushton 1 milion euro, mund t’iu merret qytetarëve nga shteti për 5 milionë lekë të reja.

Sipas juristes, personat të cilët duan ta regjistrojnë një pronë si Zonë të Mbrojtur, me ligjin e ri, ata rrezikojnë ta humbasim, pasi mund të tjetërsohet dhe të kalojë në duart e një investitori tjetër.

“Vlera e tokave të shpronësuara është përkeqësuar me 20 herë nga vlera e tregut. Përfundimisht atyre personave që u ka rënë halli për t’iu shpronësuar toka e kanë të humbur. Edhe nëse e kanë blerë atë tokë me 500 mijë euro, apo 1 milion euro, dhe këtë e kam me shembuj konkretë, shteti ua shpronëson me 4 milionë ose 5 milionë lekë të reja. Kjo do të thotë se këtu ka një kapërcim të qëllimit që ka Ligji për Zonat e Mbrojtura. Tani me këtë ligj, ti e dekurajon privatin pasi ai humbet dhe zonën e mbrojtur dhe pronën. Pra nga duart e veta që të jetë i kujdesshëm pasi ndaj bën kërkesën për të kthyer pronën në Zonë të Mbrojtur, e kalon në duart e një personi tjetër”, tha Kasmi në Euronews Albania.

zonat e mbrojtura

Lini një Përgjigje