
Analisti Ervis Iljazaj duke komentuar lëvizjet e fundit të SPAK, tha se nga arrestimi i dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezit dhe masa e sigurisë për vetë ish-kryeministrin, pushtetarët e qeverisë janë trembur.
Në një intervistë për emisionin “Now” në “Euronews Albanai”, Iljazajt deklaroi se në momentin që drejtësia shkon te Berisha me influencën e tij në politikë, gjithë të tjerët nuk llogariten.
“Logjika që bëhet është kjo. Po pse SPAK-u nuk heton Ramën që ne t’i quajmë të barabartë. Gjërat nuk ndodhin njëkohësisht. Ne nuk duhet të themi që SPAK-u funksionon vetëm nëse funksionon njëkohësisht në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë Sali Berishën dhe Edi Ramën. Ku e dimë ne që s’do të ndodhë? Askush nuk e di! Por unë një gjë e di me siguri, që sot ministrat, zv. ministrat, pushtetarët e kësaj qeverie janë të trembur sepse duke qenë se drejtësia shkon te Sali Berisha, një person shumë i rëndësishëm i sistemit 33-vjeçar, këto të tjerët i duken cironka fare, as nuk i merr parasysh. Ky është thelbi dhe momenti që po ndryshon në Shqipëri”, u shpreh Iljazaj.
Lini një Përgjigje