TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Nëntor 2025, 22:21

"Loja e pistë që po luan me Bashën", Meçe për '21 Janarin': Berisha ndjen rrezik, po përdor Metën

Shkruar nga Pamfleti

"Loja e pistë që po luan me Bashën", Meçe

Analisti Arben Meçe tha se Lulzim Basha ka aprovuar Gardën të qëllojë më “21 janar”, kur mbante postin e ministrit të Brendshëm.

Meçe u shpreh se Berisha ndjen rrezik në lidhje me këtë çështje ndaj po përdor Ilir Metën, i cili u vetëofrua për të dëshmuar. Ai shtoi se “21 janari” është vrasje shtetërore, me autorë Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, teksa theksoi se ata po tentojnë ta devijojnë hetimin në planin politik.

“E para, neni 9 i Gardës. Ishte pak a shumë i gjithë artikulimi i ministrit të kohës. Ai, komandanti i Gardës ka autoritetin e plotë për drejtimin e kontrollit për veprimtarinë e të gjithë Gardës, përgjegjës para ministrit të Brendshëm për përgatitjen dhe realizimin e misionit të saj. Ka komunikim, sepse ka hartim të planit të masave, se si do veprohet. Ky plan masash, vendos në një tavolinë komandantin e Gardës ministrin e rendit, ku komandanti i Gardës jep, raporton para ministrit të rendit, për gatishmërinë, përgatitjen dhe realizmin e misionit të saj. Në këtë tavolinë, është urdhëruar përdorimi i armëve të zjarrit? Është pjesë e planit. 

Këtu fillon dhe këtu mbaron çdo gjë. Këtu vjen implikimi i ministrit të Brendshëm, i cili ka aprovuar përdorimin e armëve të zjarrit. Midis trupës së Gardës, ke individë që kanë armë zjarri, ka fishekë. Neni 5 u citua në mënyrë strikte. Kur rrezikohet, eliminimi bëhet individual. Sinqerisht, jam shumë skeptik, por tani më intrigon një ngjarje. Që kur “21 janari” u kanalizua, vrasja u kthye në çështjen e SPAK te fisheku, u bllokua te fisheku. Standardi nuk është i njëjtë. Sali Berisha u thirr. Ka një skemë tjetër që Berisha po e luan. Kur ka dalë nga SPAK, ka kuptuar që laku ka arritur në zë. Ishte aktrim i gjithi. Berisha e di mirë, SPAK ka vënë gishtin mbi Berishën dhe Bashën.

Nëse vrasja është në rrethana cilësues, Berisha do ta spostojë vrasjen, ta hapë çështjen duke bërë fajtor edhe organizator. Prandaj thërret Metën në skemë, me Bashën janë bashkë. Tentojnë ta devijojnë hetimin në planin politik, jo juridik. Meta do thotë, autori dhe ai që e përgatiti, është Edi Rama. “21 Janari”, vrasje shtetërore, autorë janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha”, u shpreh Meçe për “Abc News”.

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Po, more 'gardist' i Edi Ramës. Kush shpërndante lek te stacioni i trenit? Kush i paisi 400 të rinj me bishta kazme që qëllonin si kafshë, mbi policinë edhe ata djem nënash. Pse nuk qëndronte në ball të protestusve, por te bishti i urës shefi yt? Kur Ilir Meta dha dorëheqjen 1 javë para 21 janarit , a nuk mund të ulej zemërimi i qytetarëve? Jo, nuk mundej, sepse kishit vendosur dhe i kishit ndar postet, pas grushtit të shtetit. Sali Berisha, Lulzim Basha , Ndrea Prendi dhe Grupi i Zjarrit, do mbajnë përgjegjësi për vrasjet ndaj qytetarëve të pafajshëm, por as organizatorët e grushtit të shtetit, nuk mund mos të hetohen dhe gjykohen.

    Lini një Përgjigje