TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Nëntor 2025, 17:18

Kush e vrau Gilmando Danin? Elton Qyno zbulon detaje: Është krijuar një komitet kriminal, një grup është nga Nikla

Shkruar nga Pamfleti

Kush e vrau Gilmando Danin? Elton Qyno zbulon detaje: Është krijuar

Gazetari Elton Qyno ka dhënë detaje të forta lidhur me atentatin ndaj Gilmando Danit. Sipas tij, ai është ekzekutuar nga një skuadër e cila ka goditur dhe në disa raste të tjera, si ajo e ekzekutimit të Brilant Martinajt. Qyno tha se bëhet fjalë për një skuadër të krijuar nga një aleancë mes dy grupeve të mëdha kriminale në vend. Një prej të cilave është nga Nikla.

Në mbikalimin e Kasharit gjithmonë ka pasur makina policie për shkak të ngjarjeve të rënda që pasuan vite më përpara të vjedhjes së autoblindave të bankave të nivelit të dytë që çonin paratë në Rinas.

Madje përveç patrullave, vunë edhe një patrullë mbështetëse të FNSH-së e cila ka, për hir të së vërtetës eksperiencën dhe armatimin e duhur për t'i përballuar këto sulme. Por, që të dalim te situata konkrete dhe duke e parë dhe pamjet filmike, nuk besoj se do të kishte një reagim sepse ajo skuadër kriminale dhe me atë lloj armatimi që kishte vajtur, ajo kishte vajtur posaçërisht për të vrarë Gilmando Danin dhe ata nuk tërhiqeshin pa kryer porosinë që kishin marrë nga komisioni i drejtimit kriminal që sot  funksionon më së miri në Shqipëri. Ajo skuadër unë them që do të ketë mundësinë të bjerë në prangat e policisë vetëm kur të ketë një konflikt brenda komisionit që drejton sot këtë skuadër. Skuadra sot për sot është më funksionalja. Që nga 2018-ta kur ka bërë ngjarjen e parë në Vlorë dhe më pas ka filluar të veprojë...

Dhe në qytete të tjera, pjesa më e madhe e tyre dhe kryesorët e kësaj skuadre janë në kërkim, por që askush çuditërisht nuk i kap edhe pse kanë nga dy apo nga një masë sigurimi arrest në burg. Dhe që më e rëndësishmja është që kjo skuadër funksionon më së miri me skuadrën tjetër të të Niklës. Dhe kanë bërë një, si të thuash, një binjakëzim vrasësish me pagesë, ku të dy shkëmbejnë, të dy palët shkëmbejnë vrasësit me njëri-tjetrin dhe që...

Tek vrasja e Brilantit në Vlorë, edhe kjo, unë jam 100% i bindur që është e njëjta dorë, sepse dinamika, veprimet që kryhen ëh një person i vetëm, sepse te Brilanti kemi një person të vetëm që ka qëlluar, flamur”, tha Qyno në “Ma shqip me Flamur Vezajn”.

Lini një Përgjigje