TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Nëntor 2025, 22:20

“Kryebashkiaku grek ngriti dolli dhe mbajti fjalim racist", Milaim Zeka: I prisha darkën kur i thashë që jam shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

“Kryebashkiaku grek ngriti dolli dhe mbajti fjalim racist", Milaim

Gazetari Milaim Zeka ka rrëfyer një histori personale në marrëdhënie me shtetin grek.

Ai ka treguar një rast kur u fut në shtetin fqinj për të xhiruar një dokumentar dhe gjatë një darke me kryetarin e bashkisë së Follorinës, ky i fundit ishte ngritur dhe kishte mbajtur një fjalim racist për popullin shqiptar.

Zeka u shpreh e në atë moment ishte ngritur të bënte një dolli dhe i kishte treguar se ai vetë ishte shqiptar, ndërsa darka u anuluar fill pas kësaj deklarate.

“Unë e njoh shumë mirë Greqinë. Serbët janë 100 vjet para grekëve me nacionalizmin e tyre që e kanë më shumë modern. Nuk na kanë trajtuar siç i kanë trajtuar çamët. Kur ikën shqiptarët e Shqipërisë në Greqi në 1991 unë po bëja një dokumentar dhe filmova në Greqi. Kryetari i bashkisë na shtroi një dark dhe u ngrit dhe bëri një fjalim shumë racist për shqiptarët. Unë mora gotën e rakisë dhe bëra një dolli dhe i thashë jam shqiptar. Aty u prish darka”, u shpreh Zeka.

Ai rrëfen edhe një tjetër histori tjetër, kur gjatë kalimit në doganë, një polic grek i kishte grisur pasaportën suedeze vetëm sepse i kishte thënë se vinte nga Maqedonia.

“Vetëm pse i thash para 5 vitesh një polici grek, vij nga Maqedonia, ma grisur faqen e pasaportës suedeze”, tha Zeka për “TCH”.

 

Lini një Përgjigje