
Lajmi për krijimin e një shteti bektashi sovran i ideuar nga Edi Rama, ka ngjallur reagime të shumta nga politika opinioni publik dhe media.
Rreth kësaj çështjeje ka reaguar ditën e sotme zyra e BE-së në Tiranë. Në reagim thuhet se BE mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar, por nuk ka një koment konkret në këtë fazë.
Gjithashtu në reagim theksohet se BE-ja nuk ka kopetanca për të rregulluar fetare.
"Nuk kemi komente në këtë fazë. Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së, për të drejtat themelore. Në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar. BE-ja nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare", thuhet në reagimin e shkurtër.
Ideja për krijimin e një ‘Vatikani’ për Bektashinjtë në zemër të Tiranës u bë publike pak ditë më parë nga një intervistë e kryeministrit Edi Rama bashkë me Baba Mondin për New York Times. Nëse merr aprovim nga parlamenti, ky mini-shtet do të ketë sipërfaqe te pakten 11 hektarë, kufijtë e vetë, pasaportën e tij dhe shërbimin e vetë sekret.
Nga ana e tij Baba Mondi tha për median amerikane se shteti bektashi mund të ketë nevojë për një shërbim të vogël inteligjence, por nuk do të ketë ushtri, roje kufitare apo gjykata.
Lini një Përgjigje