TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Qershor 2025, 10:01

Kërkon lirimin nga burgu, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën e Erion Veliajt më 8 korrik; SPAK paraqet informacionin dy mujor

Shkruar nga Pamfleti

Kërkon lirimin nga burgu, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën

Sot, në orën 11:30, mbahet seanca në GJKKO për Erion Veliajn, ku SPAK do të paraqesë informacionin dy mujor mbi ecurinë e hetimeve. Veliaj ka firmosur deklaratë nga IEVP Durrës dhe nuk do të jetë i pranishëm, por do të përfaqësohet nga avokati.

Ndërkohë, Gjykata e Lartë ka caktuar datën 8 korrik, ora 12:00, për shqyrtimin e rekursit të Erion Veliajt për masën e sigurisë. Relatore është caktuar gjyqtarja Albana Boksi. Dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues do jenë Medi Bici dhe Sokol Binaj.

Rekursi do të shqyrtohet në dhomë këshillimi pa praninë e palëve. Sipas njoftimit të Gjykatës së Lartë, kjo çështje i është nënshtruar gjykimit me procedurë të përshpejtuar, duke hyrë në kategorinë e çështjeve me prioritet.

Më 9 qershor, Apeli i GJKKO la në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për kryebashkiakun e Tiranës, i cili kërkoi lirinë kundrejt garancisë pasurore, pa përcaktuar një shumë duke ia lënë në vlerësim gjykatës. Por gjyqtari Engert Pëllumbi rrëzoi kërkesën, ndërsa la në fuqi edhe masën e arrestit shtëpiak për biznesmenin Elman Abule, i cili ishte vetë në sallë. 

Kryebashkiakui Tiranës është në hetim për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit.

Lini një Përgjigje