TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Tetor 2024, 21:49

Kërcënimi ndaj Bardhit, Bushati: Sokol Balla implikoi Ramën te zhdukja e Vis Martinajt

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënimi ndaj Bardhit, Bushati: Sokol Balla implikoi Ramën te

Analisti Andi Bushati thotë se njëjtë si kërcënimet e Ramës ndaj Salianjit që u pasuan me burg, edhe kërcënimet ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi u morën nga gazetari Sokol Balla.

I ftuar në Çim Peka Live, Bushati tha se edhe pse për Vis Martinajn nuk ka fakte apo prova se çfarë ka ndodhur me fatin e tij, gazetari Balla përforcoi tezën se ai mund të jetë zhdukur nga Rama.

Kjo sipas tij është artikuluar edhe në publik më herët, se Rama ka pasur konflikte me Martinajn për çështjen e lojërave të fatit dhe disa prona të blera përreth shtëpisë së tij në Surrel.

Edhe kërcënimet e Salianjit me Ramën që u pasuan me burg, edhe kërcënimet për Bardhin u morën nga kolegu Balla. U morën se ju jeni kruajtur me Ramën, që ose e keni pësuar ose do e pësoni. Për Vis Martinajn s’ka fakte çka ndodhur, ka pasur një linjë që ky ka pasur konflikt me Ramën për lojërat e fatit dhe disa toka që ka blerë përreth shtëpisë në Surrel, e Balla forcon tezën se ky mund të jetë zhdukur nga Rama.

Dëgjoj për herë të parë se fati i Vis Martinajt mund të lidhet me fatin e Ramës, duke e bërë atë një zhdukje shtetërore. Është hera e parë që artikulohet publikisht si armiku i Edi Ramës mund të kesh fatin e Vis Martinajt.

Puna është të mos hysh te ata njerëz që të besosh se Vis Martinaj është zhdukur nga Edi Rama. Siç thonë ky Rama të heq qafe o vëlla, këtij i ka dalë publikisht”, tha ai.

Lini një Përgjigje