TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Shtator 2024, 22:58

“Ç’ke ti se të japim ndonjë pjesë”/ Ish-drejtori i “Partizanit” tregon prapaskenat e privatizimit të klubit: Berisha më hoqi kur refuzova

Shkruar nga Pamfleti

“Ç’ke ti se të japim ndonjë pjesë”/

Isa Tare, ish-drejtor i klubit Partizani ka treguar prapaskenat e privatizimit të klubit.

Ai ka rrëfyer ndër të tjera se Sali Berisha e ka shkarkuar nga drejtimi i klubit, pasi nuk pranoi që të korruptohej për privatizimin e tij.

Kam qenë sportist dhe drejtor i Klubit Partizanit  nga 1958 deri në 2005. Sali Berisha, më ka hequr mua nga klubi se isha pengesë e madhe, nuk e kam miratuar privatizimin. Për arsye se dola kundër, më hoqën nga klubi Partizani”, tha ai në “Zona Zero” në Top News.

Pyetjes se a kanë tentuar ta korruptojnë, ai tha: “Ishte një person që ishte i interesuar për klubin dhe më takonte vazhdimisht dhe më thoshte ‘ç’ke ti të japim ndonjë pjesë’, por unë nuk pranova fare”.

Lini një Përgjigje