Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar tensionet dhe kaosin në seancën e sotme plenare, ku deputetë të PD së bashku me Sali Berishën kanë bllokuar foltoren.
Në një foto ku shfaqen socialistët në këmbë pasi kishin mbetur pa karrige, Hoxha shkruan se Berisha ka përmbysur vetëm karriget e deputetëve të “Rilindjes”.
Sipas Hoxhës qeveria e Edi Ramës dhe regjimi ka mbetur në këmbë.
“Karriget e deputetëve të “Rilindjes”, u përmbysën… Tani vetëm qeveria e Edi Ramës dhe regjimi ka mbetur në këmbë! Si i bëhet hallit?”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Sali Berisha, në hetim për korrupsion me dhëndrin e tij në aferën e privatizimit të sport klub Partizanit, ka mobilizuar deputetët që e mbështesin edhe sot për të shkaktuar kaos në Kuvend dhe për të bllokuar punën që të mos zhvillohet një seancë normale plenare.
Deputetët demokratë shkuan të parët në sallën e Kuvendit, grumbulluan karriget e deputetëve para foltores. Veprimi u shoqërua me përplasje mes deputetëve mbështetës të Berishës dhe socialistëve.
Ata akuzojnë maxhorancën se po kërkon të asgjësojë opozitën duke iu refuzua e drejta e tyre kushtetuese për ngritjen e komisioneve hetimore.
Lini një Përgjigje