
Për ekspertin Ervin Karamuço, shteti ka frikë që të bëjë një raport për situatën e krimit në vend.
I ftuar në ‘Piranj Cast’ Karamuço, është shprehur gjatë bisedës me moderatorin Florjan Binaj, se raportet e situatës kriminale në vend i bëjnë shoqatat, e jo institucionet shtetërore që e kanë për detyrë.
“Shteti nuk e bën një raport, ka frikë, se ndryshe nuk kuptohet. E bëjnë OJF-të. Kemi gjithë këto organe të specializuara dhe bëjnë vetëm raporte se si ka ecë puna, si SPAK dhe si prokuroria", tha Ervin Karamuço.
Lini një Përgjigje