TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Mars 2026, 20:00

Kaq e thjeshtë qenka, z.Rama?

Shkruar nga Pamfleti

Kaq e thjeshtë qenka, z.Rama?

Letër e hapur Kryeministrit Rama nga një student i vitit të fundit në Fakultetin e Shkencave: “500 milionë euro në muaj nga call-centerat, ndërsa unë mezi pres të marr diplomën për të punuar me 500 euro në muaj. Kjo është Shqipëria që ju na latë?

Zoti Rama,

kaq e thjeshtë qenka?

Njëzet e pesë mijë të rinj në Tiranë punojnë në call-centere që mashtrojnë pensionistë gjermanë e italianë. 500 milionë euro në muaj, thonë italianët e “Le Iene”. Ti nuk e mohove. Nuk e përgënjeshtrove. Heshte.

Dhe ne të tjerët, ata që besuam se mund të ndërtojmë diçka këtu, çfarë të themi?

Ata të rinj që zgjodhën të studiojnë në Shqipëri. Që u lodhën. Që nuk patën mundësi të shkonin jashtë, ose deshën të qëndronin në vendin e tyre. Ata që mësuan për vite me radhë, që sakrifikuan, që besuan se puna e ndershme ka vlerë.

Sot ata shohin bashkëmoshatarët e tyre që ulen në zyrat e vëllait tuaj, Olsit, dhe fitojnë miliona euro duke mashtruar. I shohin të dalin me makina e vila luksi, të jetojnë si mbretër. Pyes veten: pse u lodha?

Ti i ke dhënë këtë mësim brezit të ri, z. Rama. Se në këtë Shqipëri, i zoti nuk është ai që punon e lodhet. I zoti është ai që vjedh. Ai që mashtron, vret, merr peng. Ai që ka vëllain kryeministër.

Ti i ke përdhosur të rinjtë që besuan në Shqipërinë europiane. I përdhose me deputetë si Sara Mila e të tjerë, që i vure në Kuvend pa asnjë meritë. Dhe tani po i përdhos edhe më keq. Po u tregon se modeli i suksesit nuk është edukimi, por lidhja dhe përkulja. Nuk është puna, por mashtrimi. Nuk është ndershmëria, por paturpësia.

500 milionë euro në muaj, z. Rama. Kjo është industria e vëllait tënd. Dhe ti nuk di asgjë? Ti nuk ke parë asgjë? Ti je kryeministër i Shqipërisë dhe nuk e di se çfarë ndodh në zyrat e vëllait tënd në Tiranë?

Mos na trego më për “rilindje”. Sepse një pjesë e rilindjes tënde është ndërtuar mbi të rinjtë që mashtrojnë europianët dhe mbi shpinën e atyre që mundohen kot. Ti je ai ''palloshi i gjatë'' i bankës së fundit, që e bullizuan gjithë jetën dhe tani po e drejton shtetin fiks si një mafioz.

Por pyetja është kjo, z. Rama: deri kur?

Deri kur do të lejosh që Shqipëria të quhet “Qendra Europiane e Mashtrimit”? Deri kur do të lejosh që të rinjtë shqiptarë të rriten duke ditur se e vetmja rrugë për pasuri është puna në call-centerin e vëllait të kryeministrit? Deri kur Brukseli do të mbyllë sytë dhe ti do të vazhdosh të pretendosh se nuk di asgjë?

Sepse një ditë, ndoshta më shpejt nga sa mendon, kjo skemë do të bjerë. Call-centeret do të bastisen një e nga një. Mashtruesit do të ekstradohen. Dhe kur të të vijë radha të japësh llogari, mos thuaj se nuk e dije. Sepse të gjithë e dinim. Edhe ti e di.

Vetëm se të duhej të mos e shihje.

Pra, më thuani tani: kur unë të marr diplomën, çfarë të bëj me të? Të iki jashtë si mijëra të tjerë, apo të hap edhe unë një zyrë në katin e katërt të ndonjë pallati dhe të filloj t'u bie në telefon gjermanëve? Sepse këtë model suksesi më keni lënë trashëgim. Jo universitetin, por call-centerin. Jo shkencën, por mashtrimin.

4 Komente

  1. I
    Igli

    BRAVO sa mirë i ka renditur!

    1. A
      Anxhelo

      Po,shum e drejte me letren,dhe ne qe jemi ne pune po na drejtojne drejtora horra,qe nuk vlersojne punen,perkushtimin,ndershmerine ,por servilizmin dhe ryshfetin e duan qe te gjithe tju sherbejne jo te punojne duke i shkelur ligjet ne menyre flagrante ,ku te ankohesh ku ta ngresh zerin ?

      1. M
        Mbreti

        Hartim I bukur, gati te lotosh nga kenaqesia e hajvanllekut.

        1. C
          Casablanca

          3 topa m*ti te medhenj ,nje te policia,nje te gjykata ,nje te parlamenti dhe nje bilete vajtje pa kthim ne perendimin kapitalist.kjo eshte zgjidhja e madhe per ju shqiptare te mire ,te drejte ,te ndershem dhe punetore qe keni ngelur akoma ne shtetin e gangpordhsterave.

          Lini një Përgjigje