TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Mars 2025, 21:29

“Ka hedhur në erë një pallat”, Karamuço: Pse Nuredin Dumani rrezikon ende të humbë statusin e dëshmitarit

Shkruar nga Pamfleti

“Ka hedhur në erë një pallat”, Karamuço: Pse

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka komentuar luksin me të cilin jeton Nuredin Dumani në qeli.

I ftuar në një emision, ai u pyet mbi fotot që dolën ku Duami kishte palestër, kishte internet dhe takime speciale me femra. Sipas Karamuços, ai është ende në rrezik të humbë statusin e të penduarit të drejtësisë.

Ka hedhur në erë një pallat aty. Dhe me kërcënimin e motrave u vra një i pafajshëm. Nëse vërtetohet se ka dorë ai, këtij i bie menjëherë statusi. I hiqet automatikisht edhe nëse përfshihet në ngjarje të tjera kriminale. Ka një lloj arrogance. Kjo i vjen dhe nga mbrojtja. Pse ngaqë është një njeri se nuk ka çfarë humb. Edhe këto që ky thotë dhe nuk vërtetohen e vënë në dyshim statusin. Është në rrezik të humbja e statusit edhe nëse nuk bën deklarime të sakta”, tha ai në “Euroneës Albania”.  



Lini një Përgjigje