SPAK ka reaguar në lidhje me lajmin se kreu i SPAK, Altin Dumani është marrë në mbrojtje nga Garda e cila ka marrë masa shtesë për mbrojtjen e tij.
SPAK nuk e mohon lajmin se Dumani lëviz me makinë të blindur dhe pranë banesës së tij është shtuar një grup policor, por thekson se mbrojtja është konform procedurave standarde të miratuara.
"Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme mbrohet nga Garda e Republikës e cila bashkëpunon dhe koordinon veprimet me Policinë e Shtetit. Mbrojtja e Drejtuesit të Prokurorisë është konform procedurave standarde të miratuara."- thekson SPAK.
Kreu i SPAK Altin Dumani tha për mediat se nuk ka pasur asnjë situatë kur ndaj tij janë marrë masa të shtuara.
"Mbrojtja ime është sipas procedurave standarde."- tha Dumani.
Kujtojmë që kohët e fundit SPAK, i drejtuar nga Altin Dumani ka ndërmarrë disa operacione, ku në pranga kanë rënë persona të botës së krimit, por edhe zyrtarë të lartë të politikës.
Lini një Përgjigje