
Policia e Tiranës ka gjetur 14-vjeçaren nga Fieri, e cila u raportua e zhdukur. Mësohet se ajo është gjetur në një hotel në rrugën “Shemsi Haka” të kryeqytetit. Sipas policisë 14-vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
“Më datë 24.06.2023, në një hotel në rrugën “Shemsi Haka”, është gjetur shtetasja e mitur 14-vjeçare, e cila ishte shpallur në kërkim nga DVP Fier, për largim nga banesa. 14-vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në një njoftim të policisë së Tiranës.
E mitura, nxënëse e klasës së 8 në shkollën 9-vjeçare “Koli Dimo” në Frashër ishte larguar me një valixhe nga shtëpia, duke shkëputur çdo kontakt me familjen e saj.
Të shqetësuar për vajzën e tyre, më herët gjatë ditës së sotme, prindërit Artjan dhe Luiza Metaj bënë apel njëzëri që vajza të kthehej sa më parë në shtëpi.
Lini një Përgjigje