
Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga Prokuroria e Posaçme, momentalisht SPAK ka në duar mbi 90 procedime për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga Neni 258 i Kodit Penal...
Abuzimet masive me tenderët rrezikojnë të kthehen në bumerang për qeverinë “Rama”. Vetëm KLSH çdo vit konstaton qindra milionë euro dëme, ndërkohë dhe ndërkombëtarët e kanë bërë të qartë se në Shqipëri ka abuzime të shumta me prokurimet publike. Rasti më flagrant ishte arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, ku u zbulua se ajo kishte marrë gati gjysmën e shumës së një tenderi me vlerë afro 8 milionë lekë të vjetra. Imagjino se çfarë ndodh me tenderët me vlera qindra mijëra euro.
Por duket se Joana Duro nuk do jetë e vetmja që do të përballet me drejtësinë, pasi si ajo ka dhe shumë të tjerë që po hetohen. Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga Prokuroria e Posaçme, momentalisht SPAK ka në duar mbi 90 procedime për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga Neni 258 i Kodit Penal. Një pjesë e padive janë bërë nga vetë kompanitë e skualfikuara nga gara, një pjesë nga KLSH dhe një pjesë nga vetë zyrtarë të institucioneve.
Po ashtu bëhet me dije se thuajse në të gjitha procedimet, SPAK ka vënë nën përgjim telefonik dhe ambiental personat që janë marrë me tenderët. Sipas po të dhënave zyrtare të SPAK në raportin vjetor, për veprën penale të abuzimit me tenderët, për shpërdorim detyre apo korrupsion, janë vënë nën përgjim brenda 1 viti afro 1000 pajisje fundore. Pra vetëm për batërdinë me tenderët janë qindra persona nën përgjim.
Duhet theksuar se dhe rasti i sekretares në Ministrinë e Shëndetësisë u zbulua falë përgjimeve. SPAK po heton një tender tjetër aty dhe rastësisht ra Joana Duro. Pra sinjalet janë se në rrjetë do bie dhe personazhe të tjerë, por shpresohet që SPAK të godasë te nivelet më të larta, pasi nuk mund ta pësojnë vetëm punonjësit. /Pamfleti
Lini një Përgjigje