TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Qershor 2023, 19:33

Tensionet në Moskë, ministria e Jashtme udhëzon shtetasit shqiptarë që jetojnë në Rusi: Bëni kujdes, për çdo rast kontaktoni ambasadën

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Moskë, ministria e Jashtme udhëzon shtetasit

Nisur nga situata e krijuar në Moskë për shkak të kryengritjes së grupit Wagner, Ministria e Jashtme e vendit tonë ka lëshuar disa udhëzime për shtetasit shqiptarë të cilët jetojnë në Rusi, ose që udhëtojnë drejt saj.

Me anë të një postimi në rrjetin e saj social, ministria e Jashtme ka këshilluar shtetasit shqiptarë  që të bëjnë kujdes dhe për çdo rast të kontaktojnë ambasadën shqiptare në Rusi ose ti drejtohen nëpërmjet e-mail-it ministrisë. Teksa shtoi se ndodhen në kontakt të vazhdueshëm me aleatët lidhur me situatën dhe hapat që duhen ndërmarrë. 

‼️Këshilla udhëtimi për shtetasit e Republikës së Shqipërisë për situatën në Rusi.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë po ndjek në vijimesi zhvillimet në Federatën Ruse dhe është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët tanë, mbi reagimet e mundshme.

Të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë ???????? që aktualisht gjenden në Federatën Ruse ???????? mund të kontaktojnë Ambasadën e RSH-së në Moskë:

 +7 495 982-38 52 05 (3);

 + 7 929 968 05 38;

[email protected]

Gjithashtu, të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme në adresën:

[email protected], thuhet në njoftim.

moskë ministria e jashtme shqiptarët

Lini një Përgjigje