TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Gusht 2025, 11:28

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka lë përkohësisht qelinë

Shkruar nga Pamfleti
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka lë përkohësisht qelinë
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka lënë përkohësisht burgun.

Ish-ministrit i është miratuar leje e kufizuar tetë orëshe nga ora 11:00 deri në orën 17.00, një leje e firmosur nga Ministri i Drejtësisë dhe drejtori i përgjithshëm i burgjeve dhe kreu i burgut të Durrësit.

Shkak për lejen e kufizuar është arsye familjare, pasi e ëma është sëmurë. Në lirinë e përkohshme ish-ministri, arrestuar nga dhjetori 2021, po shoqërohet edhe nga forca të shumta të policisë së burgjeve.

Kujtojmë se ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, mbahet në qeli prej dhjetorit të vitit 2021 për çështjen e inceneratorëve.

Ai u dënua me 6 vite e 8 muaj burg për inceneratorin e Elbasanit. Ndërsa për atë të Tiranës ai është dënuar me 2 vite heqje lirie.  

Sa i përket inceneratorit të Fierit, ku Koka akuzohet sërish, çështja është në rigjykim.

lefter koka lë qelinë

Lini një Përgjigje