TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Maj 2023, 11:13

Inceneratori i Fierit, GJKKO rrëzon ankimimin e Arben Dervishajt dhe Regan Merdanit

Shkruar nga Pamfleti

Inceneratori i Fierit, GJKKO rrëzon ankimimin e Arben Dervishajt dhe Regan

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesat e dy prej të pandehurve për çështjen e Inceneratorit të Fierit për shpalljen e moskompetencës për Arben Dervishaj dhe Regan Merdani.

Avokatët e tyre kërkuan shpallje të moskopetencës dhe kalimin e çështjes në Gjykatën e Tiranës, por GJKKO ka hedhur poshtë kërkesën.

Një javë më parë përmes mbrojtjes Dervishaj kërkoi nga prokuroria të sqarojë qëndrimin e saj mbi akuzat e rikualifikuara në seancën paraprake. Njësoj si Dervishaj, i pandehuri Regan Merdani kërkoi shpalljen e moskompetencës nga GJKKO, për akuzat e ngritura ndaj tij. Avokati i Arbër Denizit që ndodhet në kërkim kërkoi pezullimin e shqyrtimit ndaj tij me pretendimin se nuk ka marrë në asnjë rast njoftim për procesin ndaj tij. Gjykata nuk u shpreh dot ditën e sotme për formën e gjykimit, për shkak të volumit të ankimeve, ndërkohë që shumica prej të pandehurve kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Më 24 mars Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen për ndërtimin e Inceneratorit të Fierit ku janë marrë të pandehur ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, ish-deputeti Alqi Bllako si dhe kolaudatori i punimeve Arben Dervishaj dhe disa zyrtarë e biznesmenë të tjerë. Prokurorja Flojera Davidhi disa javë më parë i kërkoi prokurorisë që të ndryshojë akuzën për ish-sekretarin e Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako si dhe për Arben Dervishaj, nga ajo e korrupsionit të zyrtarëve të lartë shtetërorë në korrupsion të zyrtarëve publike duke lehtësuar pozitat e këtyre personave.  E njëjta akuzë u ndryshua edhe për biznesmenin Klodian Zoto, ndërsa ngelën të pa ndryshuara akuzat e tjera ato të pastrimit të parave, mashtrimit me pasoja të rënda dhe krijimi i skemave fiktive.

Sipas akuzave të SPAK për inceneratorin  e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit. 

inceneratori i fierit

Lini një Përgjigje