
Eksperti i Sigurisë Fation Softa ishte i ftuar sot në “Të Pashoq”, ku komentoi atentatin ndaj Donald Trump. Ai u ndal dhe te siguria e figurave politike në vend, duke thënë se duhet të merren masa dhe këtu. Po ashtu ai tregoi dhe se si ruhen personalitete shqiptare.
-Kur ngjarje të tilla ndodhin në SHBA, në Shqipëri çfarë mund të themi?
Kemi dy elemente. Kemi ruajtjen e kryeministrit Rama dhe të presidentit. Por dhe të ish-presidentëve që kanë një status. Ndryshe nga që ky status është përjetshëm, në Shqipëri është 5-vjeçar. Jepet një makinë, jepet një shoqërues dhe kaq mjafton. Nuk ruhen familjarët e tyre. Dhe ne patëm një precedent kur zoti Berisha goditet nga një person në Bulevard gjatë një proteste. Dhe aty cedoi jo vetëm personi i Gardës që siguronte ruajtjen e tij, por edhe policia. Cedoi dhe siguria private. Ky është një moment që ne duhet të reflektojmë në raport me të gjithë ish-figurat, presidentë, kryeministra, por dhe me ata që janë pushtet. Për shembull Rama ka një nivel të lartë sigurie, për shkak të angazhimit të Gardës dhe forcave të policisë, duke krijuar disa skanione dhe një sasi e madhe mjetesh që lëvizin. Por nuk është njësoj me presidentin, nuk është ndoshta me nivele më poshtë si ministri i Brendshëm apo i Mbrojtjes. Kryeministri ka një rol më të madh se Presidenti dhe ky i fundit e ka më të ulët. Është vetë natyra e zotit Rama dhe funksioni që ka një siguri të caktuar.
-Protokolli është i përcaktuar apo është shtuar rrugës?
Nëse dikush ndjen një moment pasigurie kërkon shtesa. Patëm zotin Dumani që kërkoi shtim sigurie për disa hetues të SPAK. U rrit siguria dhe për të. Mjet i blinduar, shtimi i forcave. Dhe niveli vjen mbi bazën e rolit që ka dhe mbi bazë të informacioneve që ka për atentate e sulme. Kur themi për protokolle, nis nga mbrojtja e institucionit, mbrojtja e largët. Protokolli i lëvizjes nga institucioni në banesë në takime, në aeroport. Këtu nis kontrolli i rrugëve.
-Aplikohet veshja jelekut antiplumb.
Edhe aplikohet dalja në publik shoqërohet dhe me antiplumb edhe vet Trump kishte veshur. Edhe Berisha ka lëvizur me antiplumb. Kujtojmë dhe kur ju rrit forca e sigurisë Metës, u ruajt Gjiri i Lalëzit. Kur ka indicie që vijnë nga shërbimet e huaja ose vendase patjetër që ndërton dhe ndryshon formën e protokollit.
Lini një Përgjigje