Gjykata e Lartë ka rrëzuar Aldo Baren, i cili kërkonte ulje të dënimit.
Megjithëse i forti i Lushnjës është i dënuar me burg të përjetshëm, ai ju drejtua gjykatave për ulje të dënimit me 45 ditë, pasi sipas tij, ishte sjellë mirë në qeli.
Kjo padi e Bares nuk ishte pranuar nga gjykatat e tjera dhe për këtë arsye, ju drejtua Gjykatës së Lartë. Pak ditë më parë, Aldo Bare ju drejtua Gjykatës së Lartë me një padi të dytë, në të cilën sërish kërkon ulje dënimi disa ditore dhe si bazë ligjore referon ligjin për të drejtat e të dënuarve.
Kjo padi është regjistruar por nuk është caktuar trupa gjyqësore e radhës.
Lini një Përgjigje