TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Qershor 2024, 10:40

I dehur në timon përplasi një qytetar në Elbasan, SPAK merr nën hetim deputetin Qani Xhafa

Shkruar nga Pamfleti

I dehur në timon përplasi një qytetar në Elbasan, SPAK merr

SPAK ka nisur hetimet ndaj deputetit Qani Xhafa. 

Gjykata e Posaçme ka vendosur t’i kthejë aktet SPAK për deputetin e Partisë Demokratike Qani Xhafa për ta hetuar, lidhur me aksidentin e ndodhur më 13 mars të vitit 2023 në bulevardin ‘Qemal Stafa’ në Elbasan.

Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Çela, i cili shqyrtoi në seancën e kësaj të hënë kërkesën e Gjykatës së Elbasanit, që shpalli moskompetencë lëndore për ccështjen e deputetit.

Sipas GJKKO, hetimet deri më tani janë bërë nga një prokurori jokompetente dhe do t’i kalojnë SPAK, duke qenë se Xhafa është subjekt që duhet të hetohet nga kjo prokurori.

Tanimë, Prokuroria e Posaçme do të marrë në shqyrtim dosjen e deputetit, ku pas kryerjes së hetimeve do ia referoi GJKKO për veprime të mëtejshme.

Ndaj Qani Xhafës është ngritur akuza për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Aksidenti u shënua në kohën kur Xhafa ishte kandidat për deputet.

Lini një Përgjigje