TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Qershor 2024, 10:25

Kapet një shumë e madhe eurosh në portin e Durrësit, arrestohen dy shoferët e autobusit që tentuan t’ia hedhin policisë

Shkruar nga Pamfleti
Kapet një shumë e madhe eurosh në portin e Durrësit,
Pamjet e sekuestrimit të parave

Dy shoferë autobusi dhe dy persona të tjerë të cilët udhëtonin me makinë e kishin menduar mirë sesi do të fusnin në Shqipëri mijëra euro të padeklaruara në portin e Durrësit: I kishin ndarë mes njëri-tjetrit, në mënyrë që të mos kapeshin nga autoritetet.

Dhe plani do të kishte funksionuar, nëse njëri prej tyre nuk do të ishte ndaluar për kontroll. 

Fillimisht policia ndaloi një autobus që drejtohej nga Denis Menelli. Gjatë kësaj kohe, ky i fundit zbriti dhe i dha një shumë parash një tjetër personi. Kjo nuk kaloi pa u vënë re nga policia, e cila nga kontrolli i dy autobusëve dhe kontrollit fizik i dy shoferëve zbuluan jo pak, por plot 35 755 euro dhe 70 franga.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll autobusin me drejtues shtetasin Denis Menelli. Gjatë kryerjes së kontrollit nga Policia, ky shtetas ka zbritur nga autobusi dhe i ka dhënë një shumë parash, një shtetasi që udhëtonte me një automjet tjetër. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Denis Menelli (shoferi i parë i autobusit) dhe shtetasi Agim Idrizi (shofer i dytë i autobusit), po tentonin të fusnin në Shqipëri, një shumë të madhe eurosh, të cilën me qëllim shmangien e deklarimit para autoriteteve doganore, e kishin ndarë në disa pjesë, për t’ua dhënë shtetasve Tritan Biba dhe Frenki Fezo, të cilët udhëtonin me një automjet tjetër. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në autobus, shërbimet e Policisë gjetën 35 755 euro dhe 70 franga, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në një njoftim të Policisë së Durrësit.

Në pranga ranë 4 persona. 2 shoferët e autobusëve dhe 2 personat e tjerë që do të merrnin paratë.

“Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit: Denis Menelli, 32 vjeç, banues në Lushnjë, Agim Idrizi, 48 vjeç, banues në Fier, Tritan Biba, 54 vjeç, banues në Tiranë dhe Frenki Fezo, 25 vjeç, banues në Elbasan. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, thuhet më tej në njoftim.

durrës

Lini një Përgjigje