TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Korrik 2024, 10:12

Helena me dy vajzat në homazhet e Ismail Kadaresë

Shkruar nga Pamfleti
Helena me dy vajzat në homazhet e Ismail Kadaresë
Helena me dy vajzat

Përcillet për në banesën e fundit këtë të mërkurë kolosi i letërsisë Ismail Kadare.

Homazhet po kryhen në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, aty ku shkrimtarit të njohur po i jepet lamtumira e fundit.

Në fotot e siguruara nga LSA, shihet edhe bashkëshortja e tij, Helena Kadare dhe vajzat e saj, veshur në të zeza e me lot në sy.

Në nder të Ismail Kadaresë, qytetarë të shumtë dhe personalitete të njohur kanë mbërritur në TKOB për t’i bërë nderimet shkrimtarit të madh.

Në orën 11:30 do të mbahet ceremonia e Lamtumirës, teksa kortezhi do të niset drejt varrezave të Tufinës rreth orës 12:30.

Në nder të Shkrimtarit, Shqipëria dhe Kosova janë në zi, ndërsa në dy vendet flamujt janë ulur në gjysmështizë.

helena homazhet e ismail kadaresë

Lini një Përgjigje