TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Nëntor 2023, 21:36

‘21 Janari’, Dervishi: Të gjithë ata që ishin në Kryeministri atë ditë, duhet të hetohen!

Shkruar nga Pamfleti

‘21 Janari’, Dervishi: Të gjithë ata që ishin në

Gazetari Ferdinand Dervishi është shprehur se përgjegjësia ligjore sipas vendimit të Gjykatës së Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës në 21 janar, shkon deri te komandanti i Gardës, që në atë kohë ishte Ndrea Prendi.

Komentet Dervishi i bëri në emisionin “Review” në ‘Euronews Albania’, ku tha se përgjegjësia penale nuk mund të shkojë të palët politike, pasi sipas tij, askush nuk mundet ta komandoi Komandantin e Gardës në ato rrethana, me një manual të shkruar.

Në gjithë këtë vendim më tërhoqi vëmendjen pjesa ku thotë “përgjegjësia e zinxhirit komandues e pazbardhur” u përqendrua te përgjegjësia individuale dhe jo në sekuencën e urdhrave që mund të ishin dhënë nga zinxhiri komandues i gardës. Pra Strasburgu zinxhirin komandues i shikojnë deri te Ndrea Prendi.

Komandanti i Gardës dhe Garda ecin me një manual dhe nuk mund t’u japë askush një urdhër të shkruar në manual atyre. Nuk dua të bëj avokatin e djallit fare. Dihet se kushi ishte aty brenda në Kryeministri atë ditë, kanë qenë edhe persona të autorizuar. Dikush një grusht turinjve mund ta ketë ngrënë pse nuk ka qëlluar, etj.

Por ligjërisht nuk e komandon askush Komandantin e Gardës. Këtë besoj se kanë thënë ata në këtë pjesë. Por jam i sigurt që të gjithë njerëzit që ishin në Kryeministri duhet të hetohen, të merren në pyetje, sepse kanë qenë dëshmitarë”, është shprehur Dervishi.

 

 

dervishi 21 janari

Lini një Përgjigje