
Avokati Arben Llangozi ka deklaruar se Kryetari i bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari është drejt arrestimit nga SPAK, për shkak se dyshohet se i ka dhënë tender për sterilizimin e qenve endacak shtetases A.K.
Me anë të një postimi në rrjetin social ”Facebook”, Llangozi shkruan se Hajdari për çështjen e sterilizimit të qeneve endacakë, ndodhet nën hetim së bashku me paraardhësin tij në bashki, Selfo Kapllanin i cili dyshohet se i ka dhënë tenderin Alma.K.
Më tej Kapllani shton se Hajdari është i vetmi kryebashkiak me 7 procedime penale në ‘SPAK’, duke nisur abuzimi me tenderat, korrupsioni e deri te falsifikimi.
“Dyshohet se i ka dhënë tender për sterilizimin e qenve endacak shtetases A.K./Kryetari i bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari drejt prangave të SPAK.
Kreshnik Hajdari kryetari i Bashkisë Kuçovë, është i vetmi kryetar bashkie me 7 procedime në "SPAK". Ai është nën hetim për korrupsion, krime zgjedhore, falsifikim dhe shpërdorim detyre.
Hajdari është akuzuar nga qytetarët e tij se i ka vjedhur 20.000 euro në këmbim të një rruge në fshatin Frashër Bashkia Kuçovë.
Hajdari është në hetim për një tender të dyshuar për sterilizimin e qenve endacak. Në këtë procedim Hajdari është së bashku me Selfo Kapllanin ish kryetari i bashkisë. Nuk kemi dijeni nëse Hajdari dhe Selfo Kapllani tenderin korruptiv ja kanë A.K. apo jo...
Selfo Kapllani është ish kryetari i bashkisë Kuçovë që i ka dhënë tenderin e pastrimit vajzës së tij për të cilën do t’ju informojmë në vijim. Hajdari ka dhe disa procedime dhe nga burime zyrtare nga SPAK, na është bërë me dije se Hajdari është në prag arrestimi....”, shkruan Llangozi.
Lini një Përgjigje