TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Nëntor 2024, 11:18

Fundjava sjell reshjet e dëborës, zbuloni parashikimin e motit për javën që vjen

Shkruar nga Pamfleti
Fundjava sjell reshjet e dëborës, zbuloni parashikimin e motit
Një pjesë e mirë e qarkut të Korçës është përfshirë nga reshjet e borës

Meteorologu Hakil Osmani, nga MeteoAlb ka treguar se si do të jenë kushtet e motit për javën e ardhshme.

Ai theksoi se kjo fundjavë ka sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave, të cilat kanë ardhur si pasojë e reshjeve të dëborës në zonat juglindore dhe verilindore.

“Mëngjeset e para të ditës së sotme ka pasur prezencë të reshjeve të dëborës në zonat juglindore të territorit shqiptar. Java që vjen sjell rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që reshjet e dëborës në zonat përkatëse, të shkrihen. Fundjava e ardhshme do sjellë një mot më të qëndrueshëm dhe më të ngrohtë”, tha Osmani.

Osmani parashikoi se deri ditën e mërkurë të javës që vjen do të ketë rritje të temperaturave, ku temperaturat do të shkojë rreth vlerës 21-22 gradë celsius

Ai shtoi se deri ditën e martë do ketë mot të qëndrueshëm, ndërkohë që në mesjavë do të rikthehen reshjet e shiut, kryesisht në zonat veriore.

Një pjesë e mirë e qarkut të Korçës është përfshirë nga reshjet e borës ditën e sotme, ku Dardha e Voskopoja janë zbardhur plotësisht.

moti fundjava sjell reshjet e dëborës

Lini një Përgjigje