TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Nëntor 2024, 22:19

“Frikë për dekonspirim”, gazetari jep detaje nga operacioni antidrogë: Si SPAK shmangi gjykatën, arrestimi u bë në flagrancë

Shkruar nga Pamfleti

“Frikë për dekonspirim”, gazetari jep detaje nga

Gazetari Xhevahir Zhabina deklaroi se prokurori i SPAK-ut nuk ka shkuar drejt gjykatës për të kryer urdhër-arrestet për grupin e laboratorit të kokainës, por i ka kapur në flagrancë. Sipas tij, këtë e ka shmangur qëllimisht, duke patur frikë nga dekonspirimi, siç ndodhi me rastin e Frakullës.

Prokurori i kësaj çështjeje nuk ka shkuar drejt gjykatës për të kryer urdhër-arrestet, por i ka bërë në flagrancë.

Në operacioni e Frakullës kolumbiani iku, ndërsa kësaj radhe prokurori e bëri në kohë reale. Nuk u ndoq procedura për caktim masë sigurie në gjykatë, por prokurori kërkoi arrestimin në flagrancë. Prokurori mund të ketë patur dyshime se do të dekonspirohej ky operacion dhe ka përdorur këtë formë që është ligjore.

Interesante kanë qenë dëshmitë personat e huaj, kur njëri tha se ka ardhur për të mbjellë flokët, ndërsa tjetri ka deklaruar për të bërë biznes për të blerë dhe shitur këpucë, duke qenë se edhe sasia e lëkurëve do të ishte për këpucë”, tha Zhabina.

 

Lini një Përgjigje