TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Nëntor 2024, 21:52

Droga fshihej në lëkurën e gjedhëve, Softa: Bashkëpunimi me ndërkombëtarët bëri që aksioni të ketë sukses!

Shkruar nga Pamfleti

Droga fshihej në lëkurën e gjedhëve, Softa:

Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa komentoi operacionin e zhvilluar nga SPAK, ku u zbulua laboratori i kokainës me të paktën 10 të arrestuar.

Në një intervistë për “AbcNews”, Softa deklaroi se ky operacion i SPAK ishte i suksesshëm.

Rrallë ka ndodhur që një operacion i nisur ka arritur në destinacion. Aksioni ka qenë i suksesshëm. Dhe ka pasur edhe një bashkëpunim me ndërkombëtarët”, u shpreh ai.

Lënda narkotike, sipas SPAK, është importuar nga Amerika Latine, në muajit shtator dhe nëntor të këtij viti. Nga aksioni i policisë, u sekuestruan 48 ton material i papërpunuar.

Grupi kriminal e fshihte lëndën narkotike në lëkurë gjedhi në mënyrë që të mos zbulohej nga policia. Gjatë kontrolleve në disa godina të këtij grupi kriminal janë kapur 89.5 kg përzierës të ngurtë dhe 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës.

Gjithashtu nga aksioni i zhvilluar disa ditë më parë u sekuestruan edhe 6.1 kilogram kokainë, shuma të ndryshme parash, rreth 37 mijë euro si dhe 57 milion pesos kolumbiane.

Lini një Përgjigje