TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Gusht 2025, 11:29

Flakët përhapen në fshatin Nartë, gruaja lë banesën e përlotur: Nuk e dua jetën time, kam gjithçka aty

Shkruar nga Pamfleti

Flakët përhapen në fshatin Nartë, gruaja lë

Situata me zjarret në Gramsh vijon të jetë problematike. Banorët e fshatit Nartë në Gramsh po largohen të tmerruar pas afrimit të flakëve që kanë pushtuar zonën.

Flakët po përpijnë dhjetëra hektarë toke, ndërsa ky fshat ndodhet në kufi me fshatin Skënderbegas i cili është gjithashtu i përfshirë nga flakët.

Raportohet se banorët kanë nisur të evakuohen. Ata kanë marrin çfarë të munden nga shtëpitë e tyre, në kushte ku faktori kohë është tejet i rëndësishëm për sigurinë e tyre pasi flakët po përhapen me shpejtësi.

Banorët e Nartës po largohen me rrobat e trupit ndërsa po përpiqen të shpëtojnë bagëtitë.

“Ku të iki, unë do të digjem atje brenda. Tërë plaçkat kam lënë aty, siç kam punuar 70 vjet, ç’e desha jetën time”, u shpreh një banore.

Lini një Përgjigje