TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Dhjetor 2024, 19:05

Festat e fundvitit, ndizen dritat e Pemës në ‘Sheshin Skënderbej'!

Shkruar nga Pamfleti

Festat e fundvitit, ndizen dritat e Pemës në ‘Sheshin

Afrimi i festave të fundvitit kthen edhe aktivitetet në vend, veçanërisht në kryeqytet.

Bashkia e Tiranës ka ndezur sot dritat Pemës së Festës në “Sheshin Skënderbej”.

I pranishëm në shesh edhe kryebashkiaku Erjon Veliaj.

I rrethuar nga qindra fëmijë dhe qytetarë, në një atmosferë festive, qytetari numër një i Tiranës i uroi të gjithë shqiptarët, teksa bëri thirrje që “me ndezjen e dritës së festave, secili të ndezë edhe dritën e zemrës”.

Ceremonia pasoi më tej edhe me koncertin festiv nga fëmijët e pranishëm. Gjithashtu u lajmërua edhe për koncert falas për 'Natën e Bardhë' në Tiranë.

Lini një Përgjigje