Kjo e dielë e 6 gushtit ka nisur me 5 aksidente me pasojë 22 persona të plagosur në të gjithë vendin.
Aksidentet u shënuan në “Rrugën e Kombit, Fier, Korçë dhe në Burrel dhe Mat.
Aksidenti më i rëndë ishte ai i ndodhur në "Rrugën e Kombit" ku pesë anëtarë të një familje serbe, çifti i bashkëshortëve dhe tre fëmijët e tyre që po vinin për pushime në Shqipëri, janë përplasur me trafikndarësen.
Aksident në “Rrugën e Kombit”
Një tjetër aksident ka ndodhur në “Rrugën e Kombit” ku për pasojë janë plagosur 5 anëtarët e një familjeje, 3 fëmijët dhe çifti i bashkëshortëve. Në aksident është përfshirë një makinë me targa serbe, e cila është përplasur me trafikndarësen dhe ka dalë nga rruga. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Rrëshenit për të marrë mjekim më të specializuar. Sipas informacioneve paraprake, gruaja që ndodhej në makinë paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Aksident në Fier
Një aksident me 10 të lënduar ka ndodhur në vendin e quajtur “Safari park” në Fier.
Policia njofton se makina tip “Ford” me drejtues 61-vjeçarin me iniciale F.B. është përplasur me makinën tip “Mazda” me drejtues 62-vjeçarin me iniciale M.Z. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, dy pasagjere, 25-vjeçarja G. G., 25 vjeçe dhe 56-vjeçarja A. B..Gjithashtu janë dëmtuar lehtë edhe 2 drejtuesit e mjeteve si edhe 6 pasagjerë në këto mjete, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spital.
Aksident në Korçë
Një makinë tip “Peugeot” me drejtues 74-vjeçarin me iniciale P.V. ka përplasur një motor me drejtues qytetarin me iniciale D.H. Ky i fundit është dëguar në spital për mjekim më të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Aksidenti u shënua mëngjesin e sotëm në lagjen numër 18 në unazën e qytetit të Korçës.
Aksident në Burrel
Po ashtu, dy persona mbetën të plagosur mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor Burrel-Skuraj. Automjeti me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi disa metra poshtë saj. Ngjarja ka ndodhur në Shkopet në vendin e quajtur “Vabli”, në një kthesë. Nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa dy personat që ndodheshin në automjet janë dërguar për të marrë shërbim mjekësor në spitalin e Laçit.
Aksidenti në Mat
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Mat. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin mbrojtës të rrugës. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit dhe 3 pasagjerë që ndodheshin në makinë.
"Mat/informacione paraprake Në vendin e quajtur "Plan i Bardhë", në aksin e rrugës së Arbrit, shtetasi A.N., duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti është përplasur, me murin mbrojtës anësor të rrugës. Për pasojë ka mbetur i lëndur drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë që ndodheshin në mjet, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.", njofton Policia.
Lini një Përgjigje