
Një fenomen i rrallë ka ndodhur dje, eklipsi i plotë i diellit, fenomen që ndodh 1 herë në 7 vite.
Dielli u ‘zhduk’ për rreth katër minuta e 28 sekonda dhe miliona njerëz patën fatin ta shikojnë këtë fenomen të veçantë.
Të parët që munden ta shikonin eklipsin nga Toka ishin banorët e Meksikës. Por ky fenomen natyror do të mund të shijohet nga të gjithë në SHBA e Europë po ashtu.
Aestrologu Jofiel Koço, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians”, në Euronews Albania, ai theksoi se ky eklips ka dhënë sinjalin qe lidhet me ndryshimet drastike në historinë e njerëzimit.
Sipas tij, pas këtij eklipsi do të vijë fundi i sekularizmit.
“Ky eklips ka dhënë sinjalin që lidhet me ndryshimet drastike në historinë e njerëzimit në strukturat sociale. Një teori tjetër thotë se pas këtij eklipsi hapen rrugët për ndërtimin e tempullit Solomoni, i cili po përgatitet për të ndërtuar në Izrael. Pas këtij eklipsi do të vij fundi i sekularizmit. Jetojmë në një shoqëri ku shteti dhe feja janë të ndara. Të gjitha këto lëvizje si demokracia apo sekularizmi”, tha ai.
Lini një Përgjigje