TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Prill 2025, 16:37

Eni Çobani penalizohet nga Dhoma e Ndërmjetësuesve, merr “Vërejtje me shkrim” pas ankesës së një qytetareje!

Shkruar nga Pamfleti

Eni Çobani penalizohet nga Dhoma e Ndërmjetësuesve, merr

Ndërmjetësuesja e njohur gjerësisht për publikun shqiptarë, Eni Çobani e cila ka një program televiziv ku zhvillon seanca pajtimi me qytetarë të ndryshëm, është penalizuar nga Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësuesve të Shqipërisë.

Eni Çobani rezulton të jetë penalizuar me një masë disiplinore “Vërejtje me shkrim”, nga Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësuesve të Shqipërisë në 31 Mars të vitit 2025.

Kjo masë disiplinore ndaj ndërmjetësueses Çobani, ka ardhur pasi një notere nga qyteti i Fierit, Flora Zoto, ishte ankuar kundër saj.

Vendimi për vendosjen e masës disiplinore është marë nga Bordi, i përbërë nga Kryerja e Bordit Alketa Elezi dhe tre anëtarët Artur Bibaj, Flora Dedgjonaj dhe Aida Kume.

“...Bordi Disiplinor, pasi diskutoi gjetjet sipas raportit përfundimtar të Anëtarit Hetues Shaban Nexhi mbi ankesën e Znj. Flora Zoto, së bashku me propozimin e masës disiplinore për ndërmjetësen, Eni Çobani, vendosi marrjen e masës disiplinore “Vërejtje me shkrim”...”, thuhet në vendimin e datës 31 Mars 2025.

Kjo masë disiplinore mësohet se do kundërshtohet nga Çobani në Gjykatën Administrative. Pas këtij vendimi Eni Çobani me sa duket do ‘shihet në Gjyq’ me Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësve të Shqipërisë.

Njoftimi i plotë i Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësuesve të Shqipërisë:

Në Tiranë, sot më datë 31/03/2025, në selinë e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve, të ndodhur në Rrugën “Brigada e VIII”, Pallati Teknoprojekt, kati i 4-t, u zhvillua mbledhja e Bordit Disiplinor të Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve. Të pranishëm janë anëtarët si vijon: 

Alketa Elezi (Kryetare e Bordit Disiplinor) – e pranishme 

Artur Ribaj (Anëtar i Bordit Disiplinor) – i pranishëm 

Flora Dedgjonaj (Anëtare e Bordit Disiplinor) – e pranishme 

Aida Kume (Anëtare e Bordit Disiplinor) – e pranishme

Pasi u verifikua prania e anëtarëve të Bordit Disiplinor, u konstatua se plotësohet kuorumi i përcaktuar në Nenin 11/2 (shtuar me ligjin nr. 26/2018, datë 17.05.2018) të ligjit nr. 10385, datë 24.02.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve” (i ndryshuar me ligjin nr. 81/2013, datë 14.02.2013, dhe nr. 26/2018, datë 17.05.2018). Në këto kushte, mbledhja u deklarua e hapur. 

Bordi Disiplinor, pasi diskutoi gjetjet sipas raportit përfundimtar të Anëtarit Hetues, z. Shaban Nexhi, mbi ankesën e znj. Flora Zoto, së bashku me propozimin e masës disiplinore për ndërmjetësen Eni Çobani, bazuar në Ligjin nr. 10385/2011, të ndryshuar, “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, konkretisht nenet 11/2, 11/5, 11/6, pika 1(a), 11/7, Nenin 33 e vijues të Kodit të Procedurave Administrative, si dhe Rregulloren e Bordit Disiplinor të Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve, miratuar me Vendimin nr. 2, datë 19.12.2020, nga Mbledhja e Përgjithshme e Ndërmjetësve, 

VENDOSI: 

Marrjen e masës disiplinore “Vërejtje me shkrim” ndaj ndërmjetëses Eni Çobani (Shehu), e cila ushtron aktivitetin në qytetin e Tiranës, Rr. “Çerçiz Topulli”, Nd. 22, H. 17, Ap. 17. E-mail: [email protected], Cel. 068*******. 

Vendimi i Bordit Disiplinor t’u njoftohet palëve pas zbardhjes së tij. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 45 ditëve pas njoftimit me vendimin e argumentuar, në Gjykatën Administrative të Rrethit.

Eni Çobani penalizohet nga Dhoma e Ndërmjetësuesve, merr

Lini një Përgjigje