
Vendimi i Gjykatës së Lartë për të mos pranuar rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kishte kërkuar që ti mundësohet e drejta për t’u paraqitur në Kuvend si deputet, ishte temë diskutim këtë të enjte në “Now me Erla Mëhillin”.
Sipas kreut të Nisma Thurje, Endri Shabanit çështja nuk duhet të jetë më a do i hiqet apo jo mandati i deputetit Sali Berishës, pasi sipas tij ish-kryeministri nuk do mundet ta ushtrojë funksionin e tij për sa kohë të jetë në hetim. Për këtë arsye Shabani tha se mandati i tij i deputetit nuk mund të qendrojë “peng” i Berishës.
Juristi Ylli Manjani e cilësoi si një teori të rrezikshme deklaratën e Shabanit, gjë që shkaktoi nisjen e nnjë debati me tone të ashpra në studio ku ish-ministri akuzoi Shabanin si fashist.
Pjesë nga debati
Endri Shabani: Ky është një lider politik që ka probleme me drejtësinë dhe mban përgjegjësi politike. Ky njeri 6 muaj, një vit nuk do e ushtrojë dot të drejtën e përfaqësimit të votueseve të vetë. Këtu thelbi nuk ëhstë a do ia heqin mandatin, por a ka më kuptim që ky të mbajë peng një mandat që nuk e përdor dot.
Ylli Manjani: Çfarë i ke këto teori, këto teza? Je në politik, është turp.
Endri Shabani: Nuk do merrem me ty, se s’po e bëj personale. Unë këtë mëndim kam
Ylli Manjani: Je politikan, je i ri dhe i ke tezat e rrezikshme. Shumë gjynah.
Endri Shabani: Meqë e ktheve te tezat e rrezikshme, ti flet sikur këtu ne kishim një shtet suedez dhe erdhi ky SPAK-u e po na merr shpirtin. Ne këtu kemi 30 vite që i shikojmë se si bëhen miliarderë e ndërtojnë vila e pallate, na marrin toka dhe na marrin jetën, e sot që këta arrestohen, ti shqetësohesh. Ke hallin e madh për të drejtat e Sali Berishës, ndërkohë votuesit i kanë marrë zvarrë.
Ylli Manjani: Po pse ty të preu barku për ata? Ti je hajdut, teoria jote u shërben hajdutëve.
Endri Shabani: Të lutem se ke qenë ministër, nuk mund të më thuash mua hajdut. Ti i ke shërbyer hajdutëve si ministër.
Ylli Manjani: I kam shërbyer dhe u shërbej. Teoria jote është fashiste. Shërbimi ëhgstë punë. Shkon në punë njeriu, punon.
Lini një Përgjigje