TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Shkurt 2023, 16:52

“Elvis Mata i penduar i drejtësisë për aferën CEZ-DIA”, gazetari Doçi: Ka dëshmuar kundër Metës, janë prishur në pazare

Shkruar nga Pamfleti

“Elvis Mata i penduar i drejtësisë për aferën

Gazetari Adriatik Doçi ka deklaruar se ka një të penduar të drejtësisë në lidhje me çështjen “CEZ-DIA”.

Në një intervistë për Euronews Albania, Doçi u shpreh se i penduari është Elvis Mataj, një njeri i afërt i kreut të partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Sipas Doçit, ata të dy janë prishur më parë për disa pazare.

Takime, sms dhe dëshmi, i ka prokuroria. Kemi edhe një të penduar në këtë histori. Nëse nuk do të kishte një të penduar, mbase nuk do të hapej kurrë kjo dosje. I penduari është Elvis Mataj.

Elvis Mataj është njeriu kryesor, më i afërt dhe më i besuar i Ilir Metës, por që është prishur në pazar më përpara. Ilir Meta, dyshohet që e ka caktuar Elvis Matajn drejtor ekzekutiv te kompania DIA. Elvis Mataj ka qenë kreu i LRI-së në vitin 2005. Ka qenë një personazh i afërt”, theksoi ai.

adriatik doci cez-dia ilir meta elvis mata

Lini një Përgjigje