TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Dhjetor 2023, 08:52

Elvana Gjata në rrezik pas përfshirjes në përgjime me Ervin Matën, Spartak Ngjela: Kjo nuk do të thotë asgjë!

Shkruar nga Pamfleti
Elvana Gjata në rrezik pas përfshirjes në përgjime me Ervin
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka rrëfyer pathënat  e tij, nga martesa e munguar deri tek dashuritë e jetës. Nga tradhtia si akt që nuk e njeh, e deri tek poezitë e tij, që Ngjela i konsideron tej mase të veçanta.

Teksa gjatë programit u fol për muzikën shqiptare, Ngjela tregoi se e dëgjon shpesh Elvana Gjatën madje veçoi hitin e saj ‘Me tana’.

Si avokat, a duhet të ndihet në rrezik Gjata me përfshirjen e saj në përgjime?

“Artistët kanë audiencën që i duan, nuk do të thotë asgjë që po përgjohen. Të gjithë përgjohen. Çështja është a e ka thyer ligjin ajo. Më pëlqen shumë Elvana se këndon bukur.”, tha Ngjela.

Avokat Ngjela shpesh bie në lupën e portaleve për komentet e tij edhe ndaj bukurosheve të ekranit.

A është Bora Zemani e preferuara e tij?

‘Nuk di çfarë shkruhet në portale. Nuk kam thënë që është më e bukura, por ka harmoni në bukurinë femërore. Por nëse është më e bukura duhet të shkoj në konkurs’, theksoi Ngjela.

spartak ngjela

Lini një Përgjigje