TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Qershor 2025, 20:58

Ekstradimi i vëllait të Nuredin Dumanit, juristi: Goditja e grupeve kriminale, mënyra e SPAK-ut për të shkuar te korrupsioni i lartë!

Shkruar nga Pamfleti

Ekstradimi i vëllait të Nuredin Dumanit, juristi: Goditja e grupeve

Avokati Romeo Kara komentoi zhvillimet e fundit të aktualitetit sa i takon arrestimeve të bujshme të eksponentëve të krimit në Dubai.

Kara tha se bashkëpunimi me INTERPOL dhe EUROPOL rezultoi i suksesshëm dhe se po sjell arrestimet e fuqishme nga Dubai.

“Para se të shkohej tek korrupsioni i lartë, ata janë vënë re që ka një enturazh kriminal të fuqishëm dhe që goditja e tyre është e detyrueshme për të shkuar te korrupsioni i lartë.

Elbasani u bë magjistratura e krimit, u bë si exchange. Mendoj që pika e kthesës në këtë raport me Dubain ka qenë koha e vizitës së punës së Taulant Ballës që ka pasur një produkt final, por edhe bashkëpunimi me EUROPOL dhe INTERPOL.

Policia dhe Prokuroria po tregojnë kujdes dhe informacionin nuk po e çojnë kudo, ka pasur dhe lidhje direkt mes prokurorive të tjera“, tha juristi për “AbcNews”.

Lini një Përgjigje