TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Qershor 2025, 20:03

Vjedhja e të dhënave bankare me mesazh, eksperti shpjegon mënyrën si ndodh

Shkruar nga Pamfleti

Vjedhja e të dhënave bankare me mesazh, eksperti shpjegon

Eksperti i kibernetikës Besmir Semanaj, skemën e mashtrimit me mesazhet që vinin në emër të Postës Shqiptare ndaj qytetarëve për t’u vjedhur të dhënat bankare, e etiketon si sulm snishing.

Ai deklaroi se në momentin që klikohet linku, mund të ketë një virus i cili instalohet në celular, apo një mesazh i cili kërkon disa të dhëna, si emër, mbiemër, adresa dhe të dhënat bankare.

Sipas tij, këto faqe që janë të jashtëligjshme, mund të marrin të dhënat tona bankare dhe kjo kartë debiti apo krediti mund të përdorin të dhënat tona.

Kemi të bëjmë me një sulm snishing, nëse fishing është me email. Snishing përdoret për dërgimin e sms-ve, kur arrijnë të kenë një listë numrash që për qytetarët shqiptarë është shumë e lehtë të gjenden pas hakerimeve që kanë ndodhur.

Nuk është diçka që ndodh vetëm në Shqipëri, edhe në Austri herë pas here kemi sulme të tilla. Ky ishte sulmi i fundit që kishim në Shqipëri. Mund të jetë dërguar e gjithë data baza e numrave të telefonit, me shpresën që ndonjëri nga qytetarët shqiptarë të binte pre e këtij mashtrimi.

Pasi kanë numrat e telefonit dërgojnë një mesazh, 99% e tyre kanë një link që dërgohet një mesazh. Edhe pse mesazhi duket sikur dërgohet nga Posta shqiptare, linku nuk ka lidhje me postën.

Në momentin që klikoni linkun, mund të ketë një virus që instaloni në celularin tuaj, apo një mesazh që iu kërkon disa të dhëna, si emër, mbiemër, adresa, të dhënat bankare.

Këto faqe që janë të jashtëligjshme mund të marrin të dhënat tona bankare dhe kjo kartë debiti apo krediti mund të përdorin të dhënat tona. Pasi marrin të dhënat tona, mund të bëjnë dhe blerje online në faqe jo shumë të sigurta.

Duhet të kemi kujdes se një pjesë e madhe e mesazheve që ne marrim, mund të jenë nga keqbërës dhe dashakeq. Duhet të shikojmë më në detaje mesazhin.

Si posta dhe institucionet e tjera shtetërore nuk japim informacione me link, njoftojnë që të shkoni në bankë.

Te linku, duhet parë nëse është Url e faqes së postës, apo një sajt që pretendon të marrë të dhënat për keqpërdorim.

 Sulmet mund të vijnë dhe nga faqe, nëse ke kryer një pagesë për Amazon, klikoni linkun për të bërë Cancel.

Kur nisni kontaktimin me keqbërësin ata do përpiqen me anë të mesazhit të marrin të dhënat. Nëse qytetarët kryejnë transaksion, duhet të telefonojnë menjëherë bankat në mënyrë që të bllokohet arka.

Në rast se kemi një situatë të tillë duhet të informojmë institucionet shtetërore, në mënyrë që reagimi të jetë më i shpejtë”, tha ai në MCN.

Lini një Përgjigje