TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Prill 2025, 12:24

Ekspertët ngrenë alarmin: Mesazhet mashtruese që dërgohen për të vjedhur të dhënat!

Shkruar nga Pamfleti

Ekspertët ngrenë alarmin: Mesazhet mashtruese që dërgohen

Një klikim në telefon apo kompjuter shpesh mund të bëhet shkak për t’ju vjedhur të dhënat personale apo paratë në llogarinë bankare. Statistikat globale tregojnë se mbi 90% e incidenteve me sigurinë kibernetike nisin nga një gabim njerëzor. Në një botë që lidhet gjithnjë e më tepër përmes teknologjisë specialistët tregojnë si të mbrohemi.

“Kur bëjmë një blerje online duhet të jemi pak më të kujdesshëm, fokusi është tek domenet.al sepse këto domene monitorohen nga autoritetet. Të blejmë me një kartë debiti me jo shumë gjendje sidomos kur jemi fillestar mund të bësh gabime. Keqbërësit mund të marrin kartën tënde dhe ta përdorin. Shumica e siteve duhet te jenë me atë drynin sipër që tregon se siguria është inkriptuar. Në site që kanë  pay pal je i mbrojtur, është mirë ta përdorin sidomos në faqe ndërkombëtare, sepse pay pal ju kthen paratë”, tha Tomi Kallanxhi, specialist IT.

Sulmuesit sot shpesh nuk kanë nevojë të thyejnë kode iu mjafton një mashtrim në rrjetet sociale.

“Më voto tek ky linku, çdo sms që ju vjen nga media sociale nuk duhet ta ndani me njeri, sepse mund t’ju vjedhin median sociale duke iu nisur kodin me 6 shifra”, u shpreh ai për “Abc News”.

Dhe dëshira për të ndihmuar shpesh mund të çojë në gabime. Nëse  keni rënë pre e një mesazhi në  Whatsapp mashtruesi mund të komunikojë  në emrin tuaj, por ndryshe nga sa ndodh me media të tjera sociale llogarinë mund ta rimerrni shumë më shpejt ndërsa bisedat e mëparshme kanë mbetur vetëm në telefonin tuaj.

“Dërgimi i mesazheve në formë peshkimi i bëhet përdoruesve që nisni këtë password me gjashtë shifra tek të tjerët, por  ka diçka se nuk e merr dikush aksesin në Whatsapp dhe të di bisedat, të dhënat ruhen në telefonin tënd jo në cloudin e Metas, edhe nëse bëni gabim mund ta rilogoni prapë me numrin tuaj dhe ta aksesoni sërish ndryshe nga mediat e tjera që çdo e dhënë jotja ruhet tek Meta, po të mori accountin, merr çdo të dhënë”, vijoi eksperti.

Teknologjia sipas specialistëve  është vetëm një mjet  mënyra se si e përdorim është  ajo që bën ndryshimin.

Lini një Përgjigje