TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Maj 2023, 20:29

E paditi në gjykatë, Lefter Maliqi sfidon oligarkun Salillari: Kujdes me mua Z. Fatorino, nuk i llogaris miliardat e tua

Shkruar nga Pamfleti

E paditi në gjykatë, Lefter Maliqi sfidon oligarkun Salillari: Kujdes

Oligarku Pëllumb Salillari ka paditur në gjykatë për shpifje kandidatin e opozitës në Kuçovë Lefter Maliqi. Ky i fundit nuk e ka pranuar rezultatin e 14 majit, duke akuzuar Salillarin se ka hedhur miliona për fushatën dhe blerjen e votave nga Kreshnik Hajdari. Oligarku i është drejtuar gjykatës, por Maliqi e ka sfiduar sot. Në një reagim në rrjetet sociale, Maliqi i ka kërkuar përballje publike.

Reagimi i Maliqit

Fatorinoja me qindarka i kthyer në ‘Oligark’ me taksat e qytetarëve Pëllumb Hajdari, pengmarrësi i Kreshnik Salillarit më paska paditur për shpifje në Gjykatë! Nëse je trim fatorino hajde përballu në prani të mediave, aty të pres, aty ku të kam akuzuar, që të provoj sa hajdut je dhe çfarë i ke bërë pronave të dy Bashkive Kuçovë dhe Dimal! Sa tendera korruptivë dhe sa pazare të pista ke bërë! Hajde bashkë me firmën kontraktore, merre dhe pengun Kreshnik Salillari, mos kërko pajtim në gjykata!

Nëse je frikacak, urdhëro edhe Çuçin, merr edhe 50 policë me vete se mua vetëm më gjen, por përballë popullit të grabitur nga ty dhe krahë dhjetra dëshmitarëve që i ke dhunuar, goditur grabitur dhe disa me të cilët ke bërë pazare! Merre dhe videon e dy takimeve të miat në zyrën tënde dhe tregoju të gjithëve se ç’ kemi folur dhe ç’ kemi debatuar! Por ti s’qenke burrë, asgjë nuk bën nga këto??

Mund të blesh prona, policë, gjyqtarë, qeveritarë, deputetë dhe kryetarë Bashkish, por opinionin publik dhe forcën e fjalës së lirë ti nuk e blen dot! Përballjen publike ti as e kupton e as përballon dot! E ngaqë nuk mundesh kështu përdor ndonjë ligj kontradiktor për të frenuar fjalën e lirë! Për të hedhur hi syve dhe hequr vëmendjen nga masakrat që po shkakton në ambient e në popull! Por me mua kujdes Z. Fatorino, se as të llogaris as ty, as miliardat e tua! Do t’i hapim letrat tavolinave të gjykatave?

Ti e di! Për mua je thjesht një mosmirënjohës, i vogël në shpirt dhe plot ligësi! Gëzoju miliardave se dhe ca vite të kanë mbetur dhe ti me të shumtit dhe atje do të takoj unë pas 20-30 vitesh dhe do jemi përballë në gjyq përsëri, por tjetër lloj gjyqi ai, aty do jemi përballë të barabartë të dy të varfër!

maliqi salillari

Lini një Përgjigje